Vjedhje në Prizren, dënohet me tri vjet burgim

Kronikë e zezë

Vjedhje në Prizren, dënohet me tri vjet burgim

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:03
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G.Sh., për shkak se ka vjedhje e rënd.

Sipas Gjykatës, më datë 21 shkurt 2021, në orët e pasdites në Prizren, me qëllim të përvetësimit të pasurisë së luajtshme, duke vepruar në mënyrë posaçërisht të rrezikshme apo të vrazhdë, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara V.K., bashkë me vajzën e saj ishte duke ecur në këmbë përgjatë trotuarit, kur arrijnë tek kryqëzimi i rrugës, i akuzuari G.Sh., i afrohet të dëmtuarës dhe ana e majtë ia kap zinxhirin e arit nga qafa duke ia këputur, pastaj i pandehuri largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, por kapet dhe ndalet nga disa kalimtarë të rastit derisa arrin Policia për ta prangosur të njëjtin.

“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin G.Sh., e gjykon me dënim me gjobë në shumën prej njëmijë euro, dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre vite, në të cilin dënim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.

Gjykata të akuzuarit krahas dënimit kryesor, i ka shqiptuar edhe dënim plotësues dhe atë: marrjen e sendit – thikë ngjyrë ari”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat