Pa patentë dhe me drogë e armë të ftohta në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Lushnje

Kronikë e zezë

Pa patentë dhe me drogë e armë të ftohta në makinë, arrestohet 34-vjeçari në Lushnje

Më: 19 mars 2021 Në ora: 12:58
Ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Lushnje, pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Sipas uniformave blu gjatë kontrollit të mjetit, 34-vjeçarit K. A., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika).

Njoftimi i policisë:

 

Iu gjetën armë të ftohta dhe lëndë narkotike në mjetin që e drejtonte pa leje drejtimi, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Arrestohet edhe 1 tjetër shtetas, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në lagjen “Loni Dhamo” është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “BMW”, shtetasi K. A., 34 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit në automjetin e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe 3 armë të ftohta (thika).

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Gafurr Muço”, duke drejtuar automjetin tip “Ford” në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat