Policia tregon se pse ia “theu” dorën qytetarit nga Prishtina

Kronikë e zezë

Policia tregon se pse ia “theu” dorën qytetarit nga Prishtina

Më: 19 mars 2021 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me rastin e qytetarit të cilit i është thyer dora nga një zyrtar policor pas një incidenti që ka ndodhur ndërmjet këtyre dy personave.

Nga policia kanë thënë se qytetarit i është gjetur dhe konfiskuar një boks i hekurit ku më pastaj është arrestuar nga policia për t’u liruar më pas në procedurë të rregullt.

“Rr. Fehmi Agani, Prishtinë, 17.03.2021 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një boks i hekurit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigjen e Policisë. 

Policia thotë se kanë marrë një ankesë më pas nga ky qytetar për sjellje jo të mirë ndaj zyrtarit policor. Ata thonë se kjo ankesë është përcjellë në Inspektorat për trajtim.

“Po ashtu ne nga pala kemi pranuar, edhe një ankesë ndaj sjelljeve të njërit prej zyrtarëve policor. E njëjta përmes rrugëve zyrtare  është përcjellë  në IPK për trajtim”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

SH.B në një rrëfim gjatë ditës ka thënë se ishte nisur për të pirë kafe dy me shokët e tij.

Por, të riut nga Prishtina me inicialet Sh.B takimi me dy shokët e tij nuk i shkoi ashtu  siç e kishte planifikuar.

Kjo, për shkak pasi që i njëjti nga vendi ku e parkuan veturën doli me dorë të thyer.

Ai po pretendon se këtë ia bërë një zyrtar policor, i cili ruante objektin e Administratës Tatimore të Kosovës, në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.

E, gjithë ngjarja kishte nisur për shkak të një parkingu, pasi që zyrtari policor nuk i lejoi të njëjtit ta parkojnë veturën afër këtij objekti.

Sh.B pretendon se dora e tij është thyer nga ky zyrtar i policisë vetëm pasi që ky i ka thënë policit që nuk mund t’ia marr telefonin.

Sh.B kishte lëshuar telefonin që të incizojë gjithë komunikimin me policin, pasi që thotë se sjellja e policit dhe komunikimi me të ka qenë arrogant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat