Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Prishtinë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Dy raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve në Prishtinë, arrestohet një person

Më: 20 mars 2021 Në ora: 09:05
Foto ilustruese

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 2 raste të dhunës në familje në Prishtinë.

Sipas burimeve të medias brenda Policisë, të premten një femër e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga njerku i saj. Asaj i është ofruar tretman mjekësor.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se një person është arrestuar dje në rrugën “Azem Bejta” në Prishtinë për dhunë në familje.

Bëhet e ditur se i dyshuari ka ushtruar dhunë psiqike ndaj prindit të tij, teksa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat