Në 12 të natës rrahen mes vete burrë e grua në Prizren, e bëjnë për spital njëri-tjetrin

Kronikë e zezë

Në 12 të natës rrahen mes vete burrë e grua në Prizren, e bëjnë për spital njëri-tjetrin

Më: 20 mars 2021 Në ora: 10:36
Ilustrim

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren, ku burrë e grua janë rrahur mes vete.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 00:00 të natës, derisa njoftohet se burri ishte nën ndikim të alkoolit.

Të dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë shoqëruar në stacionin policor burrë e grua, pasi që të njëjti kanë sulmuar njëri-tjetrin. I dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit. Të dyshuarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar ne mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar”, thekson raporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat