Rrahje mes grupeve në Ferizaj, një person pëson lëndime të rënda trupore

Kronikë e zezë

Rrahje mes grupeve në Ferizaj, një person pëson lëndime të rënda trupore

Më: 21 mars 2021 Në ora: 10:51
Ilustrim

Mbrëmë tek Fshati i Vjetër në Ferizaj ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve të rinjsh.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, deri tek rrahja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

Tre persona kanë përfunduar në spital si shkak i lëndimeve të marra. Njëri nga ta ka marr lëndime të rënda trupore.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar prokuroria e shtetit. Rasti po vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat