Arrestohet vozitësi pasi goditi këmbësorin

Kronikë e zezë

Arrestohet vozitësi pasi goditi këmbësorin

Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Dje rreth orës 12:30 në lagjen ‘Ulpiana’ në Prishtinë është arrestuar një vozitës i cili nga pakujdesia kishte goditur një këmbësor.

Në raportin e policisë thuhet se viktima i gjinisë mashkullore është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Kurse, sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Nuk jepen detaje tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat