​Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Kronikë e zezë

​Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Dhuna në familjet kosovare vazhdon të jetë prezente çdo ditë.

Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Tri raste janë raportuar si dhunë ndaj gruas dhe dy ndaj burrave.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës përkitazi me dhunën në familje:

DHUNË FAMILJARE

Prishtinë 22.03.2021 - 12:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka shqetësuar dhe kërcënuar. Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë 22.03.2021 - 08:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga djali i tij i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gllogoc 22.03.2021 - 08:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 22.03.2021 - 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Gjilan 22.03.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe nënë së tij, viktimave femra . Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat