​Rrihen mes veti 7 persona në Deçan, përdoren edhe thikat

Kronikë e zezë

​Rrihen mes veti 7 persona në Deçan, përdoren edhe thikat

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Shtatë persona janë arrestuar në Deçan pasi të njëjtit janë rrahur mes veti.

Gjatë rrahjes të dyshuarit kanë përdorur edhe thika, ndërsa u është ofruar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjti pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Gjatë rrahjes, është përdorur një mjet i mprehtë (thikë), e cila është konfiskuar. Të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ku njëri nga ta është hospitalizuar në Spitalin e Pejës.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat