Digjen njësorët e rrymës në një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Kronikë e zezë

Digjen njësorët e rrymës në një banesë në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë, nuk ka të lënduar

Më: 23 mars 2021 Në ora: 20:16
Ilustrim

Një zjarr që është shkaktuar si pasojë e djegies së njësoreve të rrymës ka shqetësuar banorët e një objekti banesor. Me këtë rast në vendngjarje kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 19:30, është pranuar informata për një incident zjarri ( janë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë”, ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka vënë në dukje se policia ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me zjarrfikësit, të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, theksoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat