Një grua dhe një burrë përleshën me njëri-tjetrin në Durrës, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

Një grua dhe një burrë përleshën me njëri-tjetrin në Durrës, ndërhyn policia

Më: 24 mars 2021 Në ora: 17:52
Arrestimi

Një grua dhe një burrë janë përfshirë në sherr  mesditën e sotme në qytetin e Durrësit,.

Përplasja ka ndodhur në lagjen 4 dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shuar sherrin. 

"Më datë 24.03.2021, rreth orës  14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja E.G., është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme.", njofton policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat