Po ikte nga policia, rrokulliset një veturë në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj

Kronikë e zezë

Po ikte nga policia, rrokulliset një veturë në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj

Më: 24 mars 2021 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Broboniq të komunës së Mitrovicës.

Vetura e përfshirë në këtë aksident është rrokullisur duke dalë kështu jashtë rrugës.

Saktësisht aksidenti është shkaktuar në magjistralen Mitrovicë-Skënderaj.

Si pasojë e aksidentit pati edhe të lënduar e me të marrë informacionin në vendin e ngjarjes kanë arriture dhe ekipet e emergjencës.

Në bazë të raportimit të mediave lokale thuhet se vetura në fjalë ishte në ikje nga Policia e Kosovës dhe si pasojë e aksidentit janë shkaktuar edhe kolona të gjata.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat