Aksident zinxhiror në Mazgit, pesë të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident zinxhiror në Mazgit, pesë të lënduar

Më: 25 mars 2021 Në ora: 00:00
Ilustrim

Pesë persona janë lënduar sonte si pasojë e një aksidenti në Mazgit të Obiliqit.

Lajmi për KosovaPress është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti.

“Rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Mazgit ka ndodhur një aksident trafiku zinxhiror ku janë përfshirë disa automjete.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti duke shtuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat