Plagosje me armë zjarri në Pejë

Kronikë e zezë

Plagosje me armë zjarri në Pejë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 06:41
Foto ilustrim

Një person është plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri në Pejë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 22:15 minuta në afërsi të rrethit tek Stacioni i Trenit.

Personi i plagosur është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Sipas policisë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat, mirëpo janë në ndjekje të autorit/autorëve të mundshëm.

“Kemi një person të plagosur. Jemi në punë, nuk kemi diçka më shumë për media tash për tash”, tha Veton Elshani nga policia e rajonit të Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat