Rrahje mes disa personave në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrahje mes disa personave në Prishtinë

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:52
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ditën e mërkurë ka ndodhur një rrahje mes disa personave.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në rrugë “Agim Ramadani” rreth orës 20:35.

“Është raportuar një rast rrahje në mes te disa personave, ku në vendin e ngjarjes nga policia janë hasur viktimat: dy meshkuj dhe një femër të gjithë kosovarë, kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht nga një grup prej gjashtë personave të rinj, që disa prej tyre i kanë identifikuar dhe të njëjtin janë larguar prej vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia bën të ditur se të lënduarve iu është ofruar ndihma mjekësore, ndërsa njëri prej te lënduarve, pas ndihmës mjekësore është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat