Arrestohen dy persona për mashtrim në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për mashtrim në Vushtrri

Më: 26 mars 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Të enjten rreth orës 18:00 nga hetuesit e Stacionit Policor në Vushtrri, në bashkëpunim me zyrtarë policorë në pikën kufitare ‘Hani i Elezit’ kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’, të raportuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se mbi bazën e të dhënave të pranuara nga ankuesi janë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, ku vetëm disa orë pas raportimit të rastit janë arrestuar dy persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore.

“Bazuar në rezultatet e para hetimore, dy të dyshuarit një ditë më parë duke vënë në lajthim ankuesin ia kanë marrë një shumë të konsiderueshme të parave, duke e mashtruar kinse janë duke mbledhur fonde humanitare.

Pas procedurave të intervistimit, nga ana e prokurorit të rastit dy të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ‘mashtrim’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, për rajonin e Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat