Arrestohen dy persona për disa vjedhje të kryera në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona për disa vjedhje të kryera në Fushë Kosovë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Njësitet policore të stacionit të Fushë Kosovës njoftojnë se sot kanë arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të rënda, të cilët kanë ndodhur në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht në rajonin e Fushë Kosovës.

Të dyshuarit janë P.K 20 vjeçar, dhe M.K. 27 vjeç, i dyshuar për 18 vjedhje të raportuara,.

Bëhet e ditur se personat e dyshuar me rekomandim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje.

Hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jenë të përfshirë të arrestuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat