Prizren, dy të mitur arrestohen pasi vodhën 5 euro

Kronikë e zezë

Prizren, dy të mitur arrestohen pasi vodhën 5 euro

Më: 27 mars 2021 Në ora: 10:33

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, rreth orës 15:30, ka arrestuar dy të mitur në rrugën “Enver Haradinaj”.

Ata janë arrestuar pasi që nën kërcënimin e thikës, i kanë detyruar dy të mitur të tjerë që të ua japin portofolin dhe pesë euro para të gatshme.

Nga të dyshuarit është konfiskuar një thikë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat