Prangoset djali që kanosi babanë e tij në Prizren

Kronikë e zezë

Prangoset djali që kanosi babanë e tij në Prizren

Më: 28 mars 2021 Në ora: 08:56
Ilustrim

Rastet e dhunës në familje po shënojnë rritje dita-ditës, ndonëse nga policia thonë se janë të angazhuar maksimalisht që këto raste t’i trajtojnë me prioritet dhe profesionalizëm.

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke i kërkuar para e ka kanosur verbalisht babain e tij viktimë mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e Policisë. 

Rasti vazhdon të hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat