Gjuajtje me armë në Kamenicë, një person gjuan me revole në drejtim të dy të tjerëve

Kronikë e zezë

Gjuajtje me armë në Kamenicë, një person gjuan me revole në drejtim të dy të tjerëve

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur dje në Kamenicë.

Policia me anë të raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj të Kosovës.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i janë gjetur dhe sekuestruar: dy  pushkë gjuetie me 17 copë fishekë dhe një thikë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat