Menaxheri i lokalit rrihet nga dy persona në Mitrovicë, nuk i pranoi brenda për shkak të masave anti-COVID

Kronikë e zezë

Menaxheri i lokalit rrihet nga dy persona në Mitrovicë, nuk i pranoi brenda për shkak të masave anti-COVID

Më: 28 mars 2021 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Një rrahje është raportuar të ketë ndodhur para dy ditësh në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka thënë se dje janë arrestuar  dy të dyshuar meshkuj  kosovar ( nën ndikim të alkooli) ,pasi që të njëjtit e kanë sulmuar fizikisht dhe kanosur verbalisht viktimën mashkull  kosovar menaxher lokali i cili për shkak të Covid 19 nuk i ka lejuar të hyjnë në lokal.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas këndelljes janë liruar në procedurë të rregulltë.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat