65 vjeçari theret me thikë nga djali në Mitrovicë

Kronikë e zezë

65 vjeçari theret me thikë nga djali në Mitrovicë

Më: 29 mars 2021 Në ora: 10:48
Foto ilustrim

Një baba nga Mitrovica e ka pësuar keq mbrëmjen e kaluar, ku u ther me thikë nga i biri pas një zënke që ndodhi në rrugën “Selim Selimi”.

Babai 65 vjeçar ka thirrur Policinë pas sulmit, e më pas është dërguar në Spital për shkak të plagëve.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi Avni Zahiti, i cili ka dhënë detajet e këtij rasti.

“Gjatë natës në Mitrovicë është raportuar një rast “ dhunë në familje”, ku viktima mashkull rreth 65 vjeçar, ka raportuar se pas një zënke ishte sulmuar nga i dyshuari djali i tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, sipas mjekut lëndimet e natyrës se lehtë dyshohen të jenë shkaktuar nga një mjet i mprehtë”, thotë Zahiti.

Ndërkohë, mësohet se djali po kërkohet nga Policia për këtë rast, që lidhet me dy vepra “dhunë në familje” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat