Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Vushtrri

Kronikë e zezë

Plagoset me armë zjarri një 22-vjeçar në Vushtrri

Më: 29 mars 2021 Në ora: 23:36
Foto ilustruese

Një 22-vjeçar në Vushtrri ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e shtënave me armë zjarri në drejtim të tij në mbrëmjen e së hënës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i rajonit të Mitrovicës në Policinë e Kosovës, Avni Zahiti, teksa ka bërë të ditur se është arrestuar i një dyshuar.

“Sonte rreth orës 21:30 në rrugën ‘Ukshin Kovaqica’ në Vushtrri, është raportuar për të shtëna nga arma e zjarrit, ku si pasojë një 22 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

“Lidhur me rastin është arresruar një person i dyshuar nga i cili është sekustruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat