Trafikim me njerëz, arrestohet një person në Viti

Kronikë e zezë

Trafikim me njerëz, arrestohet një person në Viti

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Komunën e Vitisë me dyshimin e përfshirjes në trafikim me njerëz.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka treguar se i arrestuari dyshohet edhe për kryerjen e veprave të tjera.

I dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara me 29.03.2021 njësiti policor ka arrestuar një të dyshuar mashkull kosovar në dyshimin se i njëjti është i përfshirë në veprën e lartcekur si dhe vepra të tjera të ndryshme. Me konsultim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat