Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Dhunohet një e mitur në Mitrovicë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Mitrovicë nën dyshimin se i njëjti ka dhunuar një femër e moshës së mitur.

Sipas raportit të policisë dje rreth orës 12:45, njësia për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar si dhe në automjet kishte qenë edhe viktima femër e moshës së mitur.

I dyshuari dhe viktima janë dërguar në stacion policor nën dyshimin se i dyshuari ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, viktima është dërguar në IML për ekzaminim dhe pastaj është dërguar në shtëpi, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat