Arrestohen tre të dyshuar për vjedhjen e 10 ditarëve të një shkolle në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhjen e 10 ditarëve të një shkolle në Fushë Kosovë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e rajonit të Prishtinës respektivisht hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës kanë arrestuar sot tre persona lidhur me vjedhjen e ditarëve të shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina” në Bresje të Fushë Kosovës.

Rasti është denoncuar në polici më datë 22.03.2021 nga ana e zyrtarëve të shkollës ku sipas tyre ishin vjedhur dhjetë ditarë.

“Policia menjëherë pas denoncimit kishte nisur një hetim për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve.

Progresi i hetimit të rastit ka rezultuar sot me identifikimin dhe arrestimin e tre të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë të implikuar në rastin në fjalë si dhe lokalizimin e vendndodhjes dhe gjetjen e ditarëve të vjedhur.

Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze si dhe ato operativo-policore në përputhje me rekomandimin e prokurorit të shtetit të dyshuarit janë proceduar më tej”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat