Në Skenderaj sekuestrohet një armë

Kronikë e zezë

Në Skenderaj sekuestrohet një armë

Më: 31 mars 2021 Në ora: 13:54
Foto ilustrim

Në orët e paradites së sotme, Policia në Skenderaj, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është bërë në fshatin Likovc të Skenderajt në kohën kur zyrtarët policorë kanë hasur në personin e dyshuar dhe me këtë rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit ‘pistoletë’, një karikator dhe shtatë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit  i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat