Ndalohen në kufi emigrantët që ishin të fshehur në një kamion që transportonte lodra fëmijësh

Kronikë e zezë

Ndalohen në kufi emigrantët që ishin të fshehur në një kamion që transportonte lodra fëmijësh

Më: 31 mars 2021 Në ora: 14:49
Foto

Policia e Kosovës në terminalin doganor në Han të Elezit ka ndaluar një kamion që transportonte mallra nga një shtet tjetër drejt Kosovës, në cilin ishin të fshehur tre emigrantë ilegalë, të martën.

Në njoftimin e Policisë thuhet se kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore.

“Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet. Në hapjen e kamionit kane marr pjesë dy zyrtarë policor dhe një zyrtar doganor. Pasi është hap mbuluesi i rimorkios është vënë re se aty gjendeshin tre persona (emigrant ilegal) të fshehur në lodra fëmijësh (mall i ngarkuar në rimorkio)”.

“Emigrantët janë zbritur nga rimorkio për t’u identifikuar dhe kontrolluar, ndërsa kamioni është dërguar në hangar të terminalit për t’u kontrolluar më në detaje, përderisa vozitësit i është ofruar edhe ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat