Akuzohet se shfrytëzonte gratë për prostitucion, burg për 59 vjeçarin nga Fieri

Kronikë e zezë

Akuzohet se shfrytëzonte gratë për prostitucion, burg për 59 vjeçarin nga Fieri

Më: 1 prill 2021 Në ora: 11:24
Ilustrim

59-vjeçari  u arrestua  në flagrancë ditën e djeshme nga Policia e Fierit pas një operacioni policor të koduar ‘ Premtimi ‘.

Mbarim Xhemali, gjatë seancës gjyqësore nuk e ka pranuar akuzën duke u shprehur se ngjarja e ndodhur nuk është ashtu siç duket.

Prokuror i kësaj çështje ishte Andi Pogaçe, i cili ka kërkuar ‘ arrest me Burg ‘ e ndërsa gjyqtar Ergys Selmani .

59 vjeçari, punonte në një lokal të cilin e kishte marrë me qira në lagjen ‘ 16 prilli ‘ në Fier aty ku punonin edhe një 33 vjeçare dhe një 55-vjeçare, të cilat janë proceduar penalisht për veprën penale ‘ prostitucion’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat