Arrestohet një person i dënuar me 4 vite burg për vjedhje të rëndë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dënuar me 4 vite burg për vjedhje të rëndë

Më: 1 prill 2021 Në ora: 20:03
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arritur që të vë në pranga një të dyshuar i cili ishte i dënuar me katër vite burg për vjedhje të rëndë.

“Sot nga njësitet policore të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës”, ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se aksioni i policisë është kryer sot në fshatin Korreticë e ulët, ku është arrestuar L.R. 35-vjeç i cili për një kohë të gjatë i është shmangur policisë.

“Personi i arrestuar pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar në vuajtje të dënimit”, theksoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat