Mbi një kilogram hashash zbulohet në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Mbi një kilogram hashash zbulohet në Fushë Kosovë

Më: 2 prill 2021 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Është arrestuar i dyshuari, pasi që në garazhin e tij janë gjetur dhe  konfiskuar 1.298 kg substancë e dyshuar Hashash, dy peshore fletore me shënime të shitjes, dy telefona, dy kartela të telefonisë mobile ipko, një pushkë automatike AK-47 pa fishek. 

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Fushë Kosovë me 31 mars rreth orës 23:40. 

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për veprën posedim i sibstancave narkotike.

Nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, tregojnë se me urdhër të prokurorit kanë ndaluar një person, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat