Kapet serbi me mallra ilegale, ja çfarë ndodhi

Kronikë e zezë

Kapet serbi me mallra ilegale, ja çfarë ndodhi

Më: 2 prill 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Një shtetas serb kishte mbushur veturën me gjësende të ndryshme, por pa dokumente dhe derisa ai është ndaluar nga policia pasditen e enjte malli  bashk me veturë i janë konfiskuar e dërguar tek dogana.

Policia njofton se në Gjilan me 1 prill 2021 rreth orës 15:15, njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull Sh/Serb.

Gjatë kontrollit në veturë janë hasur mallra të cila ishte duke i transportuar në mënyrë ilegale si: mbathje, lëngje, mish. 

Malli është konfiskuar, është dorëzuar doganës dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt për veprën tregti e ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat