Arrestohet një person në Han të Elezit, me veturë të vjedhur nuk iu ndal Policisë për kontroll kufitare

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Han të Elezit, me veturë të vjedhur nuk iu ndal Policisë për kontroll kufitare

Më: 3 prill 2021 Në ora: 10:29
Ilustrim

Një person është arrestuar nga policia maqedonase në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit pasi që ai nuk ishte ndalur për kontroll në pikën kufitare.

Sipas njoftimit të Policisë, pas verifikimit, vetura është e vjedhur në Kaçanik, kurse pas procedurave policore I dyshuari do të dorëzohet autoriteteve të Kosovës.

“PKK Hani Elezit 02.04.2021 – 06:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar me veturë, nuk është ndalur në pikën kufitare. Polica maqedonase ka arrit të ndalojë të dyshuarin.

Pas proceduarave policore, i dyshuari do të dorëzohet autoriteteve të R. Kosovës. Sipas verifikimit, vetura është e vjedhur në Kaçanik”, thuhet në njoftimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat