Vdes një person në Veternik pasi ra nga lartësia, objekti rrethohet me policë

Kronikë e zezë

Vdes një person në Veternik pasi ra nga lartësia, objekti rrethohet me policë

Më: 4 prill 2021 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Një person dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Veternik të Prishtinës dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë.

Bëhet fjalë për viktimën mashkull rreth 48-vjeç.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët janë parë në vendin e ngjarjes.

“Lidhur me informatën e pranuar për një person të lënduar në Prishtinë njësiti policor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka njoftuar se edhe ambulanca me ekipin mjekësor janë në atë lokacion dhe janë duke u marr me rastin”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Ndërkohë nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat