Tritol biznesit në Lushnje

Kronikë e zezë

Tritol biznesit në Lushnje

Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:01
Ilustrim

Shpërthim me lëndë plasëse gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:25 në lagjen Skënder Libohova, në ambjentin në pronësi të shtetasit Arhan Aliço.

Fatmirësisht, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë Lushnjë

Informacion paraprak

Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.

Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat