Zihen për pronë, prishtinasi arrestohet pasi i bën presion motrës dhe tenton t’ia vras qenin

Kronikë e zezë

Zihen për pronë, prishtinasi arrestohet pasi i bën presion motrës dhe tenton t’ia vras qenin

Më: 5 prill 2021 Në ora: 08:49
Foto Ilustrim

Është arrestuar një mashkull nga Prishtina pasi që ka bërë presion ndaj motrës së tij në lidhje me një pronë familjare dhe i njëjti ka tentuar t’i vras qenin.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje derisa i është sekuestruar një revole me një karikator dhe katër fishekë të kalibrit 9mm.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka bërë presion psikik ndaj motrës së tij viktimës femër kosovare, po ashtu i dyshuari ka tentuar t’ia vras qenin viktimës.

Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator me 4 fishek te kalibrit 9 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat