I riu nga Suhareka rrah nënën dhe kanos babin e tij

Kronikë e zezë

I riu nga Suhareka rrah nënën dhe kanos babin e tij

Më: 5 prill 2021 Në ora: 09:08
Ilustrim

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Suharekë gjatë ditës së djeshme.

Një i ri ka sulmuar fizikisht nënën e tij dhe e ka kanosur babain duke i dëmtuar edhe veturën.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar  fizikisht nënën e tij viktimën femen kosovare duke i shkaktuar lëndime të lehta dhe njëkohësisht e kishte kanosur verbalisht edhe babin mashkull kosovar, duke ia dëmtuar edhe veturën me mjet të fortë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat