Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Prishtinë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar, shtetas i Shqipërisë, ka vdekur dje pasi është rrëzuar nga kulmi i një ndërtese në Veternik të Prishtinës.

Vdekjen e viktimës e ka konsttuar mjeku, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar për obduksion në IML.

Njoftimi i plotë i policisë:

HETIM I VDEKJES /Prishtinë 04.04.2021 – 10:04. Është raportuar se viktima mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, ishte rrëzuar nga kulmi i ndërtesës dhe si pasoj kishte humbë jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat