Gjenden dy motrat e mitura nga Mramori i Prishtinës

Kronikë e zezë

Gjenden dy motrat e mitura nga Mramori i Prishtinës

Më: 6 prill 2021 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Dy vajzat e mitura të cilat u raportuan si të zhdukura nga fshati Mramor i Prishtinës, janë gjetur shëndosh e mirë.

Sipas raportit të policisë, të miturat janë gjetur më datë 05.04.2021.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajzat e saj të mitura dy femra kosovare kishin dalur nga shtëpia dhe më nuk janë kthyer në shtëpi, përpos që njëra nga vajzat kishte komunikuar me ankuesen (nënën) përmes rrjetit social dhe i kishte thënë se ishin nisur për Prishtinë. Raport Shtesë:

Sot me datë 05.04.2021 viktimat e raportuara si persona të  zhdukur  janë gjetur shëndosh dhe mirë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat