Arrestohet grabitësi në Mitrovicë, bashkëpunëtori i tij ende në arrati

Kronikë e zezë

Arrestohet grabitësi në Mitrovicë, bashkëpunëtori i tij ende në arrati

Më: 6 prill 2021 Në ora: 20:49
Foto ilustruese

Një grabitës është arrestuar përmes një operacioni efikas që ka zhvilluar Policia e Kosovës në Mitrovicë, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij që ka marrë pjesë në grabitje është ende në arrati.

“Një person i dyshuar u soll para  gjykatësit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ku iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. I njëjti është  dërguar në mbajtje në Qendrën e paraburgimit në Mitrovicë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

Policia ka vënë në dukje se personi me iniciale N.S. (i lindur 1989,) dyshohet për veprën penale të “Grabitjes”, të cilën ai e kreu në pjesën veriore të Mitrovicës, më: 01.04.2021 rreth orës 22:00, në rrugën “Lole Ribara”.  I njëjti së bashku me një person tjetër,  i cili gjendet  në arrati,  nën kërcenim të thikës dhe  kaçavidës ua merrte paratë  viktimave. 

“Përmes një aksioni të shpejt dhe efikas  të Policisë së Kosovës personi  është arrestuar dhe është vënë nën kontroll, megjithëse gjatë arrestimit ka kundërshtuar dhe është sjellë me arrogancë, duke bërë rezistencë aktive ndaj punonjësve të policisë”, thuhet tutje në njoftim.

Policia ka thënë se nga Prokurori i Shtetit është dhënë urdhër ndalimi prej 48 orësh, dhe i njëjti u dërgua në qendrën e paraburgimit në mbajtjen e masës, deri në mbajtjen e gjykimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat