Policia kap dy femra të dyshuara për prostitucion në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia kap dy femra të dyshuara për prostitucion në Prishtinë

Më: 7 prill 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustruese

Policia e Kosovës dje ka arrestuar dy femra të dyshuara për “mundësim apo detyrim në prostitucion”.

Burimet e medias brenda Policisë bëjnë me dije se dy të dyshuarat janë arrestuar në Prishtinë.

Të njëjtat janë dërguar në mbajtje, me vendim të prokurorit.

Arrestimi i dy të dyshuarave për prostitucion është bërë rreth orës 18:00, të ditës së djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat