Motori del nga rruga, dy të plagosur në Elbasan, njëri prej tyre rëndë

Kronikë e zezë

Motori del nga rruga, dy të plagosur në Elbasan, njëri prej tyre rëndë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 20:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një motor ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në fshatin Mollas në Elbasan.

Për pasojë janë plagosur dy persona, një prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Ata janë transportuar drejt spitalit të Elbasanit për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve dhe as shkaqet e këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat