Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Prishtinë

Kronikë e zezë

Dy persona të lënduar nga aksidenti mes dy veturave në Prishtinë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku në rrugën “Bill Klinton”.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtines, Flora Ahmeti.

Ajo tha se të lënduarit tani po marrin trajtim mjekësor.

“Rreth orës 21:30 në rrugën “Bill Klintoni” në Prishtinë, ka ndodhur n jë aksident trafiku, në mes të dy veturave në lëvizje, si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat