Punëtori has në një mjet shpërthyes në Pejë

Kronikë e zezë

Punëtori has në një mjet shpërthyes në Pejë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 08:12
Foto ilustruese

Punëtori has në një mjet shpërthyes.

Një person ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes përderisa ishte duke punuar në vendin e tij të punës, pasditen e djeshme në Radac të Pejës.

Siç mëson media, mjeti është tërhequr në mënyrë të sigurtë nga njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it.

Ndryshe, pothuajse çdo javë nëpër qytete të ndryshme njerëzit po hasin në mjete të dyshuara shpërthyese të mbetura nga lufta e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat