Ndezi mbeturina në banesë dhe rrezikoi gjithë banorët, përfundon në Polici

Kronikë e zezë

Ndezi mbeturina në banesë dhe rrezikoi gjithë banorët, përfundon në Polici

Më: 10 prill 2021 Në ora: 08:14
Foto ilustruese

Në rrugën “Gani Balaj” në Prishtinë, dje ka ndodhur një zjarrvënie.

Burimet e medias bëjnë me dije se një person, ka ndezur mbeturinat dhe orenditë në banesën e tij në përdhes, duke rrezikuar të gjithë banorët në katet e sipërme.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe gjithashtu edhe zjarrfikësit, që bënë shuarjen e zjarrit.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa nuk është raportuar për të lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat