Lipjan, gjendet vetura e një personi të zhdukur, familja në kërkim të tij

Kronikë e zezë

Lipjan, gjendet vetura e një personi të zhdukur, familja në kërkim të tij

Më: 10 prill 2021 Në ora: 09:01
Ilustrim

Policia e Kosovës dje e ka gjetur një veturë të zhdukur në fshatin Janjevë në Lipjan.

Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur.

Pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat