​Arrestohen dy persona, u prezantuan si policë

Kronikë e zezë

​Arrestohen dy persona, u prezantuan si policë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtit kanë ndaluar një veturë dhe duke u prezantuar si policë kanë tentuar të kontrollojnë.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe janë dërguar në mbajtje.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Stacioni Policor në Pejë, me datë 10.04.2021, ka pranuar informacion nga viktima se deri sa kishte qenë me bashkëshorten me automjet ne lëvizje ne rrugën magjistrale Istog-Peje në fshatin Vitomiricë, është ndaluar nga një veturë e cila i kishte aktivizuar një lloj alarmi ( dritë vezulluese).

Viktima është ndaluar, nga vetura tani e dyshuar kishte dalë njëri nga të dyshuarit dhe ishte prezantuar si person zyrtar (Polic), i cili sipas viktimës kërkon dokumente dhe fillon ti bëjë pyetje a ke diçka të dyshuar, pasi që viktima i drejtohet se unë po ju njoh, pastaj i dyshuari menjëherë i kthen dokumentet viktimës e liron dhe largohet.

Pas informacionit të pranuar mbi të dhënat e veturës së dyshuar, Policia menjëherë janë vënë ne ndjekje të personave të dyshuar të cilët pas identifikimit janë arrestuar të njëjtëve iu është konfiskuar drita vezulluese të cilën dyshohet se e kanë përdorur për ndalimin e veturës.

Të dyshuarit janë intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë dhe më pas me urdhër të Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor dhe janë dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat