I burgosuri sulmon gardianin në spital

Kronikë e zezë

I burgosuri sulmon gardianin në spital

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Derisa gardiani po e ruante një të burgosur në QKUK, papritmas i burgosuri me të meta psikike pas mesnatës së premte ka sulmuar gardianin i cili ka pësuar lëndime. 

Policia njofton se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë me 9 prill rreth orës 01:45, është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar (me të meta psikike), i paraburgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. 

I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore.

Rasti cilësohet si sulm ndaj personit zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat