Nëna rreh fëmijët, arrestohet

Kronikë e zezë

Nëna rreh fëmijët, arrestohet

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:00
Ilustrim

Një grua nga Ferizaj ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të saj të mitur.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës në Ferizaj.

Fëmijëve iu është ofruar tretman shëndetësor, ndërkaq e dyshuara është arrestuar.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka ushtruar dhunë ndaj dy fëmijëve të vetë meshkuj  (të mitur). E dyshuara dhe dy fëmijëve u është ofruar tretman mjekësor”, njofton policia.

E dyshuara është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërkaq fëmijët janë dërguar në strehimore.

“Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarës i  është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa fëmijët janë dërguar në strehimore”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat