Sulmohet fizikisht zyrtari policor në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sulmohet fizikisht zyrtari policor në Prishtinë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë është arrestuar pasi i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë intervistimit në stacionin policor.

Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë kërkimit të dokumenteve nga zyrtarët policorë nuk ka pranuar që të legjitimohet, po ashtu edhe është sjell në mënyrë arrogante duke i ofenduar me fjalë të ndryshme. Gjatë intervistimit në stacion policor, i dyshuari i lartcekur për veç ofendimeve ka sulmuar zyrtarin policor duke e goditur me grusht. Gjatë arrestimit të dyshuarit, lëndime kanë pësuar zyrtari policor si dhe i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat